Aksident në unazën e Patosit, përplasen dy mjete, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në unazën e Patosit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., dhe një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin T. M.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e përplasjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme