Aksident tragjik në Çukas të Lushnjës, makina bie në kanalin me ujë, humbin jetën dy motrat
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, në rrethin e Lushnjës.
Sipas raportimeve nga terreni dhe të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, rreth orës 19:00 automjeti tip veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal të mbushur me ujë. Për shkak të pamundësisë për të dalë nga mjeti në kohë, të dyja udhëtaret kanë ndërruar jetë si pasojë e mbytjes.
Me të mbërritur në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga brenda automjetit. Nga verifikimet e kryera u konstatua se viktimat janë dy motra:
- Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, e cila ishte në timon si drejtuese e automjetit.
- H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ndodhej pasagjere në mjet.
“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së automjetit në kanal,” bëhet e ditur në njoftimin paraprak të Policisë.
Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





