Aktori turk këndon në Këndin e Radio Tiranës: Më duket sikur jam në Stamboll

Aktori turk, Taner Olmez ishte i ftuari i veçantë në Këndin e Radio Tiranës së bashku me aktorin e njohur shqiptar Nik Xhelilaj.
Olmezi tha se i ka pëlqyer Tirana dhe i duket si Stambolli.
“Shumë bukur, shumë lezetshëm. Më duket se sikur kam ikur nga Stambolli për në një Stamboll më të vogël. Njerëzit ngjajnë shumë, vetëm se flasin gjuhë tjetër, gjeografia dhe natyra”, u shpreh aktori Olmez.
Ndërkaq, edhe Nik Xhelilaj ka shprehur përshtypjet e tij mbi Festivalin e 62 të Këngës në RTSH.
“Edhe gjatë provave më pëlqyen veçantitë e festivalit, orkestra për shembull. Më merr malli për atë magjinë e orkestrës. Ka emocion tjetër kur vjen si mysafir”, tha Xhelilaj, ndërsa kishte edhe një përgjigje mbi mungesën e tij në jetën kulturore në Shqipëri.
“Nuk është se kam qenë shpesh në Shqipëri, vjet dhe parvjet kam qenë me xhirime, por jo se kam qenë i angazhuar në media”, tha Xhelilaj.
Nga ana e tij, aktori turk këndoi në Turqisht në Këndin e Radio Tiranës ndërsa tha se nuk kishte ndonjë dijeni mbi këngëarët shqiptarë.
“Jo se kam ndonjë dijeni me thënë të drejtën, aq më tepër që këtu është pak tjetër natyrë”, u shpreh Olmez.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




