Akullnaja më e madhe në botë është shkëputur nga Antarktida

Kuriozitete | 5 vite më parë

Një akullnajë gjigante, katër herë më e madhe se Nju Jorku, u shkëput nga Antarktida dhe tani po noton në Detin Weddell. Kështu është bërë akullnaja më e madhe në botë që do të notojë nëpër det të hapur, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Akullnaja, të cilën shkencëtarët e quajnë A-76, u fotografua kohët e fundit nga sateliti Copernicus Sentinel-1 i ESA. Hapësira e saj është 4.320 kilometra katrorë, është e gjatë 175 kilometra dhe e gjerë 25 kilometra. Për krahasim, zona e New York City është 1,213 kilometra katrorë, dhe ishulli spanjoll i Majorka ka një sipërfaqe prej 3,640 kilometra katrorë. ESA tha se ajsbergu u pikas për herë të parë nga Keith Makinson, një oqeanograf polar javën e kaluar dhe kjo është konfirmuar nga Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-së duke përdorur imazhet Copernicus Sentinel-1 të ESA.

Pjesa e madhe e akullit, tani njihet zyrtarisht si A-76. Emri mund të tingëllojë pak i mërzitshëm apo tepër teknik, për ajsbergun më të madh në botë, por bazohet tërësisht në shkencë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme