Akuzat për “komente abuzive”, jep dorëheqjen ministri britanik, Williamson

Gavin Williamson jep dorëheqjen si ministër i zyrës së Kabinetit në qeverinë britanike, pas akuzave për “komente abuzive”, duke deklaruar se me dorëheqjen synon “të pastrojë emrin nga çdo akuzë keqdashëse”.
Ai tha se i “hedh poshtë” akuzat dhe se ato po bëhen politikisht për të shpërqëndruar vëmendjen nga “punët e mira që po bën qeveria”.
Williamson shtoi se do të respektonte ankesat, në lidhje me mesazhet që ai i dërgoi një kolegu, duke theksuar se i kishte kërkuar falje marrësit.
Në letrën e tij të dorëheqjes, ai tha se po largohej nga qeveria me “trishtim të thellë”, por i ofroi kryeministrit Rishi Sunak “mbështetjen e tij të plotë”. Kryeministri Rishi Sunak, deklaroi se gjuha e përdorur nga Sir Gavin ishte “e papranueshme”. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



