Akuzohet se ka falsifikuar certifikatën e vaksinave, Xhaka hetohet në Lucern

Zyra e prokurorit publik të Lucernës po heton kapitenin e ekipit kombëtar zviceran të futbollit, Granit Xhaka. Hetimi ka të bëjë me certifikata të dyshuara të falsifikuara të vaksinimit kundër COVID-19, siç konfirmohet nga policia e Lucernës.
Kjo vjen pas raportimeve në gazetën zvicerane “Blick” dhe agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA.
Kreu i zyrës së medias, Simon Kopp, në zyrën e prokurorit publik të Lucernës pohoi se kjo ccështje ka si qëlllim që të sqarojë nëse lojtari ka falsifikuar certifikatën e koronavirusit.
Sipas gazetës “Blick”, Xhaka ka marrë konfirmimin e vaksinimit të tij pa qenë në të vërtetë i vaksinuar.
Zëdhënësi i Xhakës, Andreas Bantel, tha për “Blick” se futbollisti ka konfirmimin nga mjeku i tij në lidhje me dy vaksinat kundër COVID-19. “Xhaka është plotësisht dhe në mënyrë transparente në dispozicion të autoriteteve”, tha Bantel. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




