Aleate e fortë me Rusinë, Siria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën

Siria bëri të ditur këtë të mërkurë se kishte vendosur të ndërpriste zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën në kundërpërgjigje të një lëvizjeje të ngjashme të ndërmarrë nga Kievi. Damaskui ëshë një aleat i fortë e Rusisë, e cila iu bashkuar konfliktit në Siri në shtator të 2015 në përpjekje për të mbajtur në pushtet rpesidentitn Bashar Al Asad.
Në fund të muajit qershor, Damasku thas e do të njihte pavarësisnë dhe sovranitetin e krahinave lindore separatist të Luhanskut dhe Donetskut që mbështeten nga Rusia, duke u bërë kështu vendi i parë që njihte pavrësinë e vetëshpallur të tyre. Kjo bëri që ukraina të ndërpriste marrëdhëniet me sirinë.
Republika Arabe e Sirisë, ka vendosr të ndëpresë marrëdhëniet diplomatike me Ukrianën në bazë të parimit të reciprocitetit, u shpreh ministria e jashtme siriane në një deklaratë, ku gjithashtu theksoi se në realitet Ukraina i prishi marrëdhëniet me Sirinë që në vitin 2018, kur refuzoi t’i njohte të drejtën për rezidencë stafit diplomatic sirian në Kiev, duke e bërë të pamundur që ata të vijonin detyrat e tyre.
Njoftimi i së mërkruës erdhi në një kohë që Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad ishte në Teheran të iranit për t’u takuar me zyrtarë të atij vendi, një ditë pasi atje u mbatj samiti i udhëheqësve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




