Alexei Navalny në situatë ‘kritike’ pas helmimit të mundshëm

Botë | 4 vite më parë

Politikani i shquar i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, është përballur me dhembje të forta stomaku në burg, që mund të jenë rezultat i helmimit të ngadaltë. Kështu ka deklaruar këtë të premte (14 prill) aleati i ngushtë i tij, Ruslan Shaveddinov. Ky i fundit bëri me dije se situata e Navalnyt është mjaft kritike, ndërsa u shpreh se edhe një javë më parë politikani ka shfaqur shenja helmimi.

 “Situata e tij është kritike, të gjithë jemi shumë të shqetësuar. Ne e kuptojmë se situata duhet të ketë qenë shumë e keqe nëse thirrej një ambulancë. Autoritetet e burgut po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta izoluar atë”, tha Shavvedinov, duke shtuar se autoritetet e burgut refuzuan që Navalny të shtrohej në spital, raporton The Guardian.

Navalny, , është duke vuajtur dënimin prej 11.5 vjetësh për akuzat që përfshijnë mashtrimin dhe përbuzjen e gjykatës, të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se ishin të sajuara për t’i mbyllur gojën atij.

Shqetësimet për shëndetin e Navalny janë rritur muajt e fundit dhe kanë çuar në një peticion të rrallë në fillim të këtij viti nga një grup ligjvënësish dhe mjekësh rusë, të cilët kanë përdorur emrat e tyre të plotë për të kërkuar që ai të marrë kujdes më të mirë mjekësor, pavarësisht rrezikut për t’u ndjekur penalisht për duke shprehur mospajtim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme