Ambasadori rumun në Moskë shpallet persona non grata

Ambasadori i Rumanisë në Rusi, Christian Istrate, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, ku i është dorëzuar një notë ku zyrtari i ambasadës së atij vendi shpallet persona non grata. Lajmi ëhstë bërë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse, sipas së cilës kjo masë është përgjigje ndaj vendimit të pamotivuar më parë të palës rumune për të shpallur personin non grata diplomatin e ambasadës ruse në Bukuresht.
Në maj, Rumania vendosi ta shpallte diplomatin rus persona non grata dhe autoritetet rumune njoftuan se diplomati dyshohet se kishte shkelur dispozitat e Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




