Ambasadorja e Izraelit në Britani: Nuk ka krizë humanitare në Gaza

Botë | 3 vite më parë

Ambasadorja e Izraelit në Britaninë e Madhe ka deklaruar se nuk ka krizë humanitare në Gaza.

E pyetur nga gazetarja e Sky News se cili ishte këndvështrimi i saj për krizën humanitare Tzipi Hotovely tha se “Nuk ka krizë humanitare”.

“Izraeli është përgjegjës për sigurinë e izraelitëve, Hamasi është përgjegjës për sigurinë e palestinezëve. Kjo është koha që Hamasi duhet të paguajë çmimin”, u shpreh ajo.

Ajo argumentoi se Hamasi po i pengonte njerëzit që të evakuohen dhe se palestinezëve iu dha shansi të largoheshin nga Izraeli.

“Njerëzve [në Izrael] nuk iu dha mundësia për të qenë të sigurt… ata u masakruan në shtretërit e tyre” tha ajo.

Hotovely tha se familjet ishin shkatërruar, duke thënë se “Hamasi ekzekutoi fëmijët para prindërve të tyre, ata qëlluan mbi foshnjat dhe ua prenë kokën, ata lënduan gratë shtatzëna, përdhunuan gra të reja”

“Këto mizori janë lloji që asnjë lider perëndimor nuk mund të durojë dhe të thotë “ne mund të vazhdojmë përpara”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme