Anijet e mëdha turistike, Sarandën e vizitojnë kryesisht evropianë dhe amerikanë

Aktualitet | 1 vit më parë

Trendi i kroçerave në Sarandë është dukshëm në rritje. Prej vitit 2022 e në vazhdim, numri i anijeve, rezervimet dhe pasagjerët e ardhur përmes tyre janë shtuar ndjeshëm.

Përgjegjës të përpunimit të anijeve thonë se fluksi është i njëjtë me vitin e kaluar, por numri i pasagjerëve është ulur ndjeshëm.

“Nëse flasim para pandemisë, ishin diku 290 tragete turistike, tani janë pothuajse 70, bashkë me prenotimet. Dhe nëse para pandemisë, numri ditor i turistëve që zbrisnin nga krocera, zinte 25 për qind e totalit të pasagjerëve , sivjet vetëm 5 për qind”, thotë Hatixhe ismaili, Përgjegjëse e përpunimit të anijeve, Sarandë.

Turistë nga e gjithë bota udhëtojnë me kroçera, por kryesisht spikasin më tepër vizitorë nga Europa. Ndërkohë që për këtë sezon turistik fluksi i vizitorëve është rritur.

“Kryesisht nga Europa, Amerika, por ka edhe nga vende të largëta si Australia apo nga e gjithë bota. Ka nisur mbarë dhe besoj ashtu do të vijojë. Si plan e kemi, muajin gusht rreth 165 mijë, por them se do të arrijë 200 mijë vizitorë. Kjo është një tregues i qartë që fluksi drejt Sarandës ka ardhur duke u shtuar”, tha ajo.

Ardhjet me kroçera po transformojnë Sarandën në një nga destinacionet më tërheqëse në Adriatik dhe Mesdhe të jugut.

Gazetare L.Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme