Armët me rreze të gjatë- Blinken dhe sekretari britanik mbërrijnë në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i jashtëm britanik, David Lammy, kanë mbërritur sot në Kiev për bisedime me liderët ukrainas.
Ukraina i ka shtyrë partnerët e saj të përshpejtojnë ndihmën dhe të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë thellë brenda Rusisë.
Përpara udhëtimit, Blinken dhe Lammy ngritën shqetësimet për marrjen e raketave balistike nga Irani nga Rusia.
“Sigurimi i raketave balistike nga Irani në mbështetje të drejtpërdrejtë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim për sigurinë evropiane dhe globale”, tha Blinken.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




