Arrestimi i amerikanëve, SHBA vendos sanksione të reja për Rusinë dhe Iranin

SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Iranit. Kjo masë vjen si pasojë e arrestimit të gazetarit Evan Gershkovich, një reporter i “Wall Street Journal” dhe Paul Whelan, një ish-marins amerikanë, të cilët po mbahen në Rusi me akuza për spiunazh.
Zyrtarët amerikanë thanë se vendosja e sanksioneve duhet të shërbejë si një paralajmërim për ata që mendojnë të marrin peng amerikanët.
“Ne po tregojmë gjithashtu se nuk mund të përfshihet në këtë lloj sjelljeje të tmerrshme duke përdorur qeniet njerëzore si pengje, si pazare, pa paguar pasoja dhe këto janë disa nga pasojat,” tha një zyrtar i lartë i administratës, tha CNN.
Sanksionet e së mërkurës janë veprimet e para të ndërmarra në lidhje me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Biden nëntë muaj më pare. Urdhri ekzekutiv synon të ndëshkojë organizatat ose kriminelët përgjegjës për mbajtjen robër të amerikanëve.
Që atëherë, administrata ka siguruar lirimin e shumë amerikanëve që mbahen jashtë shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




