Arrestohen më shumë se 100 persona anëtarë të organizatës mafioze Ndrangheta

Botë | 4 vite më parë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Gjermani, Spanjë dhe Itali pas një hetimi trevjeçar për grupin mafioz italian Ndrangheta. 

Hetuesit italianë dhe belgë besojnë se anëtarët e dyshuar të Ndranghetas kanë trafikuar rreth 20 tonë kokainë nga tetori i vitit 2019 deri në janar të 2022-it.  Të ndaluarit gjithashtu dyshohet se kanë trafikuar më shumë se 22 milionë euro nga Kalabria e Italisë për në Belgjikë, Hollandë dhe Amerikë të Jugut. 

Grupi mafioz Ndrangheta e ka bazën në krahinën jugore të Kalabrisë dhe është bërë grupi mafioz më i fuqishëm në Itali, duke lënë pas Koza Nostran si dhe një nga rrjetet më të mëdhenj kriminale në botë.

Policia shtetërore në Bavari të Gjermanisë bëri të ditur se arrestimet u ndërmorrën pas hetimit tre vjeçar emri i koduar i të cili ishte operacioni “Eureka”. Hetimi u ndërmorr nga hetues gjermanë, belgë, francë, italianë, portugezë dhe spanjollë. 

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme