Art, histori dhe turizëm në Vau Dejës – “Panairi i Verës” shënoi nisjen e sezonit turistik veror

Kulturë | 1 vit më parë

Në Dejën e lashtë, nën tingujt e muzikës, ekspozimit të gjithçkaje të bukur që kjo zonë mban e trashëgon u çel zyrtarisht sezoni turistik veror nga Bashkia Vau Dejës. Oborri i Kishës së Shën Mërisë u kthye në epiqendër të gjallërisë kulturore dhe festive me organizimin e “Panairit të Verës”.

“Nuk është thjeshtë një sezon turistik por është një ftesë për të zbuluar thesar e kësaj zone. Vau u Dejës ka çdo gjë për tu kthyer në një destinacion unik për turistët”, u shpreh kryetari i bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli.

Panairi solli një ekspozim të gjerë të produkteve vendase, kulinarisë tradicionale, krijimtarisë artizanale, si dhe trashëgimisë kulturore e turistike të zonës.

Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë mbrëmje ishte programi artistik i pasur, kulmuar me shfaqjen “Dasma e Gjergj Kastriotit me Donika Aranitin”, një inskenim simbolik i një momenti historik të rëndësishëm për identitetin kombëtar.

Mbrëmja u shoqërua me muzikë live dhe një kokteil veror, duke krijuar një atmosferë plot gjallëri me këngë, valle dhe shije tipike të verës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme