Arteta rinovonon kontratën me Arsenal

Angli | 40 minuta më parë

Mikel Arteta dhe Arsenal kanë gjetur akordin për të vazhduar bashkëpunimin edhe pse kontrata aktuale skadonte në fund të këtij sezoni.

Sipas BBC tekniku spanjoll ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës pasi i janë përmirësuar ndjeshëm kushtet financiare.

Edhe pse nuk mund të flitet ende për shifra konkrete mësohet se oferta e re e përmirësuar vlerëson në maksimum punën e spanjollit, i cili aktualisht në sezon ka përfituar 10 milionë paund bazë dhe pesë të tjerë në formë bonusesh. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme