Asnjë sulm rus i regjistruar mbi Kiev që prej 23 nëntorit, zyrtari ukrainas: Mund t’i kenë mbaruar dronët e prodhuar nga Irani

Botë | 4 vite më parë

Qielli mbi Kiev dhe qendrat rajonale anembanë Ukrainës ka qenë jashtëzakonisht më i qetë javën e fundit, teksa asnjë sulm me raketë ose dron ruse nuk është regjistruar që prej 23 nëntorit, kur rreth 70 raketa të lëshuara nga ajri goditën objektiva në të gjithë Ukrainën.

Sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat, një arsye mund të jetë se Rusisë i kanë mbaruar dronët sulmues Shahed të prodhuar nga Irani.

“Ato që morën tashmë janë shteruar. Tani shqetësimi është 1700 apo më shumë dronë të tjerë që ata kanë porositur “, tha Ihnat.

Pavarësisht rënies së sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo po përpiqet të rikthejë në punë objektet e dëmtuara.

Oleksii Kuleba, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kievit, tha se ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike vazhdojnë në rajonin e Kievit.

“Mbingarkesa e sistemit energjetik çon në mbyllje të reja emergjente”, tha ai.

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, thotë se qyteti po përgatitet për sulme të reja dhe po miraton masa të emergjencës.

“Në rast të sulmeve të reja të armikut në infrastrukturën kritike të Ukrainës dhe mungesës së plotë të furnizimit me energji elektrike si rezultat, disa zinxhirë shitjesh me pakicë, tregje, dyqane dhe qendra tregtare do të vazhdojnë të funksionojnë në kryeqytet”, tha ai./ CNN

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme