Asteroidi Bennu mund të godasë Tokën? NASA llogarit datën e përplasjes dhe jep informacion të detajuar

Quhet 101955 Bennu, është pjesë e grupit të asteroidëve Apollo që i vijnë rrotull Diellit në një orbitë të afërt me atë të Tokës dhe është zbuluar në 1999-tën.
Por arsyeja përse ka tërhequr tani vëmendjen e NASA-s, është mundësia që ky trup qiellor me diametër 490 metra të përplaset me planetin tonë. Agjencia amerikane e hapësirës ka nisur të analizojë të dhënat dhe ka përcaktuar një datë hipotetike impakti.
Duke ndjekur trajektoren e asteroidit sipas të dhënave të perfituara nga sonda Osiris-REx, NASA ka përllogaritur që Bennu do t`i afrohet planetit tonë në fillimin e vitit 2135. Nga ai moment pastaj, gjërat komplikohen paksa për shkencëtarët, të cilët duhet të marrin parasysh edhe forcën e rëndesës së planetit tonë dhe të shohin sesi mund ta ndryshojë ajo forcën e asteroidit.
Sipas modeleve matematikore, kjo përplasje mund të ndodhë është në 24 shtator të vitit 2.182, por probabiliteti është vetëm 1 në 2.700.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




