Astronatutët e NASA-s shijuan specat e parë të mbjellë në hapësirë

Astronautët e NASA në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund kanë shijuar specat e parë djegës të rritur në hapësirë për 4 muajt e fundit. Grupi i austronautëve jo vetëm që kultivuan specat e parë djegës, por i konsumuan në taco.
Astronautja Megan MacArthur bëri të ditur se kanë konsumuar speca djegës të kuq dhe jeshil. Ajo e cilësoi ushqimin si “tacot më të mira hapësinore”.
Theksojmë se Astronautëve iu desh të regjistronin përvojën e tyre pasi kultivimi I specave ishte pjesë e një eksperimenti më të gjerë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Astronautët mbollën farat në një habitat të avancuar bimësh, një kabinë zhvillimi e pajisur me më shumë se 180 sensorë dhe drita LED.
Ekipi në Qendrën Hapësinore Kennedy mbolli specat pothuajse në të njëjtat kushte në Tokë për të parë nëse mikrograviteti dhe faktorë të tjerë në hapësirë ndikuan në rritjen e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





