Atentati ndaj Trampit, dorëhiqet shefja e Shërbimit Sekret: Mbaj përgjegjësi të plotë

Botë | 2 vite më parë

Shefja e Shërbimit Sekret amerikan njoftoi të martën dorëheqjen, duke marrë përsipër përgjegjësinë për atentatin e realizuar ndaj ish-presidentit Donald Tramp (o. Trump).

Kimberli Çitëll (o. Kimberly Cheatle) në letrën drejtuar vartësve të saj, shkroi: “Mbaj përgjegjësi të plotë për gabimin me sigurinë. Nisur nga ngjarjet e fundit, me keqardhje ju njoftoj se kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga posti i drejtueses tuaj.“

Një ditë më parë drejtuesja e Shërbimit Sekret u shfaq para Kongresit amerikan, duke u përballur edhe me një valë kritikash nga kongresmenët republikanë, të cilët i bënë thirrje të jepte dorëheqjen nga posti që e mbante prej gushtit 2022.

Një ditë më parë drejtuesja e Shërbimit Sekret u shfaq para Kongresit amerikan, duke u përballur edhe me një valë kritikash nga kongresmenët republikanë, të cilët i bënë thirrje të jepte dorëheqjen nga posti që e mbante prej gushtit 2022. Znj. Çitëll ka shërbyer për 27 vjet në Shërbimin Sekret. Në vitin 2011 u largua për të zënë postin e drejtores së sigurisë në kompaninë PepsiCo, ndërsa një vit më vonë u thirr nga presidenti Xho Bajden (o. Joe Biden) të marrë drejtimin e Shërbimit me 7.800 agjentë specialë, oficerë pa uniforma dhe stafin mbështetës.

Tentativa për vrasjen e ish-presidentit Tramp ishte “dështimi më i madh operacional i Shërbimit Sekret për dekada të tëra”, u shpreh dje (22 korrik) znj. Çitëll, por pa kënaqur kureshtjen e kongresmenëve opozitarë për detaje rreth sulmit të 13 korrikut.

20-vjeçari Tomas Methju Kruks (o. Thomas Matthew Crooks) u gjend vetëm rreth 135 metra larg podiumi ku po fliste ish-presidenti Tramp për mbështetësit e tij. Ai hapi zjarr dhe u neutralizua brenda pak sekondave nga efektivët e Shërbimit Sekret, megjithatë të pranishmit deklaruan se e kishin vënë në dijeni personelin e sigurisë përpara se i riu të qëllonte mbi presidentin.

“Misioni solemn i Shërbimit Sekret është të mbrojë liderët e kombit tonë. Më 13 korrik ne dështuam. Si drejtuese e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gabim në siguri,” tha znj. Çitëll gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Mbikëqyrës në Dhomën e Ulët të Kongresit. /AP

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme