Australia do të modernizojë ushtrinë për t’iu kundërpërgjigjur fuqisë në rritje të Kinës

Ushtria australiane do të transformohet në mënyrë të shpejtë për t’u përgatitur për një konflikt të mundshëm mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Një version i paklasifikuar i një raporti të mbrojtjes së atij vendi që u publikua të hënën (24 prill) ku rekomandon që vendi të blejë raketa me rreze të gjatë veprimi për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimit në rritje të Kinës ndaj rendit botëror të bazuar mbi rregullat në rajonin indopaqësor.
Në raport, Kina nuk identifikohet si një kërcënim i drejtpërdrejt për Australinë, por aty paralajmërohet se rritja ushtarake dhe ambiciet territorial të Pekinit në detin e Kinës Jugore kërcënojnë sigurinë e Australisë.
Perspektiva e një konflikti madhor në rajon kërcënon në mënyrë të drejpërdrejtë interesin tonë kombëtar, shkruhet në raport, ku gjithashtu detajohen shqtësimet se forcat e Mbrojtes së vendit nuk janë të pajisura me raketa modern dhe se Australia nuk është më e mbrojtur nga fakti se është gjeografikisht e izoluar.
Raporti është përgatur nga ish ministri i Mbrojtjes, Stephen Smith dhe ish -shefi i forcës së Mbrojtjes Sir Angus Houston.
Në të bëhet thirrje për modernizimin e bazave ushtarake në veri të Australisë dhe më shumë investime për raketa me rreze të gjatë veprimi. Duke folur për gazetarët këtë të hënë, kryeministri Australian Anthony Albanese u shpreh se ushtria e kombit duhet të ishte e gatshme për sfidat e kohëve modern.
“Po përballemi me rrethanat më sfiduese strategjike që nga lufta e dytë botërore si në rajon ashtu edhe në botë. Kjo është arsyeja se pse po investojmë në rritjen e aftësive tona, në ndërtimin e një Australie më të sigurtë dhe një rajoni më të qëndrueshëm dhe më të begatë, tha ai.
Qeveria e Albaneses ka bërë të ditur se planifikon të shpenzojë 12.6 miliardë dollar për të përmbushur rekomandimet e raportit.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




