Avokati i Trump, Rudy Giuliani, humbet gjyqin përballë dy punonjësve të zgjedhjeve në Xhorxhia

Një gjykatës federal mori vendimin se Rudy Giuliani ka humbur përballë padisë për shpifje që u bë nga dy punonjës të zgjedhjeve në Xhorxha kundër tij, një vendim ky që mund të çojë në dënim të konsiderueshëm për ish-avokatin e Donald Trump.
Giuliani e humbi çështjen sepse u përpoq të ruante aksesin në të dhënat e tij elektronike, pjesërisht për shkak të kostos, dhe nuk mundi t’i përgjigjej në mënyrë të vazhdueshme thirrjeve nga avokatët e Ruby Freeman dhe Shaye Moss, ndërsa çështja ecte përpara.
Nëna dhe vajza po kërkojnë dëmshpërblim të paspecifikuar, pasi thonë se kanë pësuar dëm emocional dhe sa i përket reputacionit, si dhe sigurisë së tyre që është vënë në rrezik, pasi Giuliani i veçoi kur bëri pretendime të rreme për manipulim të fletëvotimeve në Xhorxha pas zgjedhjeve të 2020.
Një gjyq për të përcaktuar shumën e dëmeve për të cilat Giuliani do të mbahet përgjegjës do të caktohet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2024, tha të mërkurën gjyqtari Beryl Howell i Gjykatës së Qarkut DC.
Dëmet mund të arrijnë në mijëra madje miliona dollarë.
Giuliani tashmë është sanksionuar me pothuajse 90,000 dollarë për tarifat e avokatëve të Freeman dhe Moss në këtë rast. Howell thotë se ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut mund të ngarkohet edhe me sanksione shtesë të ngjashme. CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




