Bajdeni në Izrael: ISIS s’duket asgjë para mizorive të Hamasit

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i SHBA-ve Xho Bajden (Joe Biden) teksa ka shprehur sërish mbështetjen amerikane për Izraelin, ka deklaruar se ISIS nuk duket asgjë para mizorive të Hamasit.

Gjatë takimit me kryeministrin Benjamin Netanjahun, teksa ka dënuar sulmet e Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit, theksoi se Hamasi “ka kryer mizori që e bëjnë ISIS-in të duket disi më racional”. Ndërsa theksoi se “Hamasi nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez dhe i ka sjellë atyre vetëm vuajtje”.

Netanjahu, nga ana e tij, falënderoi Bajdenin për vizitën e tij.

“Është thellësisht, thellësisht prekëse, flet për thellësinë e angazhimit tuaj personal ndaj Izraelit, flet për thellësinë e angazhimit tuaj personal ndaj të ardhmes së popullit hebre dhe shtetit të vetëm hebre”, tha ai.

Sa i përket sulmeve ndaj spitalit në Gaza, Bajdeni iu drejtua Netanjahut se sulmi ngjason se “sikur është bërë nga pala tjetër, jo nga ju”

 “Çështja është se unë isha thellësisht i trishtuar dhe i indinjuar nga shpërthimi i spitalit në Gaza dhe në bazë të asaj që kam parë, duket sikur është bërë nga pala tjetër dhe jo nga ju,” tha Bajden.

Autoritetet në Gaza kanë theksuar se Izraeli qëndron pas sulmit vdekjeprurës në spitalin në Gaza, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë përgjigjur duke thënë që ishte lëshuar nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez, duke e bërë përgjegjës për shpërthimin që la qindra të vdekur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme