Bakllavaja, ëmbëlsira tradicionale nuk mungon në familjet korçare

Festat e fundvitit po afrohen. Kjo periudhë feste të sjell ndër mend gatimet tradicionale si për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri. Bakllavaja e famshme nuk mungon në tryezën festive. Në furrat e vjetra të qytetit kanë nisur pjekjet e para. Krahasuar me nje vit më parë, në të njëjtën periudhë rradhët për pjekjen e ëmbelsirave bakllava, bushe, kompekaj, kanë qënë më të pakta.
Bakllavaja e bërë vetë ose siç njihet ndryshe bakllavaja turke ka tjetër ngjyrë dhe në pjekje do më shumë kohë. Që një ëmbëlsirë e tillë të vijë plot shije tek në duhen të paktën 3 deri në 4 orë pjekje te ngadaltë.
Me okllai dhe jastragaç në dorë amvisat korçare në këto ditë festash tërhollin petët e ëmbëlsirave ku bakllavaja më minimale ka 80 petë deri në 150 dhe me 3 shtresa arrash. Këtë vit pandemia ka bërë të veten edhe në reduktiin e kësaj ëmbëlsire tredicionale, pasi kerkon sherkon shpenzim. Megjithate te gjithe qe do kalojne festat ne Korçe nuk do largohen pa e provuar bakllavane e famshme turke.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




