Barack Obama e konfirmon se ushtria amerikane ka parë UFO

Kuriozitete | 5 vite më parë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar ekzistencën e UFO-ve, që lëvizin me një shpejtësi të paparë dhe që nuk krahasohen me asnjë mjet ushtarak të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se këto gjëra duhet marrë me seriozitet.

Duke folur në show-n televiziv, The Late Late Show me Jasmes Cordon, Obama pranoi se ka pasur qasje në fotografitë e shkrepura ku shfaqeshin UFO-t që ndiqeshin nga ushtria amerikane. “Ajo çfarë është e vërtetë, se ekzistojnë fotografi dhe video të objekteve në qiell që nuk e dimë me saktësi se çfarë janë. Nuk mund të shpjegojmë se si lëvizin apo trajektoren e tyre. Mendoj se njerëzit duhet marrë me seriozitet këtë çështje dhe të mundohen ta hetojnë dhe të mësojnë se çfarë janë”, ka shtuar Obama. Ai theksoi se ka qenë kurioz për programin e hulumtimit të qeverisë amerikane, sa i përket çështjes së jashtëtokësorëve në kohën kur po kandidonte për president më 2008.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme