BE: Kompanitë e goditura nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë mund të marrin 500,000 euro ndihmë shtetërore

Botë | 4 vite më parë

Kompanitë e BE-së të dëmtuara nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë mund të marin një rritje prej 25% të ndihmës shtetërore në 500,000 euro (504,050 dollarë) për t’i ndihmuar ato të përballen me ndikimin e pushtimit dhe krizën energjetike, raporton Reuters.

Ekzekutivi i BE-së, i cili vepron si zbatuesi i konkurrencës në bllokun 27-vendesh, deklaroi të hënën se do të kërkonte reagime nga vendet e BE-mbi propozimin e tij përpara se të merrte një vendim përfundimtar, por nuk dha shifra.

Komisioni në mars zbuti rregullat e tij të ndihmës shtetërore për të lejuar shtetet e BE-së të japin deri në 400,000 euro në mbështetje shtetërore dhe kompensim deri në 30% të kostove të energjisë. 

Ajo tani dëshiron të rrisë shumën në 500,000 euro ku ndihma shtetërore mund të jetë grante të drejtpërdrejta, avantazhe tatimore dhe pagese ose forma të tjera si paradhëniet e ripagueshme, garancitë, huatë dhe kapitali, thuhet në dokument.

Kompanitë në sektorin e bujqësisë mund të lejohen të marrin deri në 62,000 euro mbështetje nga shteti dhe ato të peshkimit dhe akuakulturës deri në 75,000 euro kundrejt një kapaku aktual prej 35,000 euro.

Komisioni gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për qeveritë të investojnë në energjinë e rinovueshme, duke përfshirë hidrogjenin e rinovueshëm, biogazin dhe biometanin, dhe ngrohjen e rinovueshme, si pjesë e qëllimit të tij për t’u larguar nga nafta dhe gazi natyror rus dhe për të diversifikuar burimet e saj të energjisë.

Vendet e BE-së gjithashtu do të stimulohen të krijojnë skema të reja të bazuara në tender ose të mbështesin drejtpërdrejt projektet pa tenderë për të rritur efikasitetin e energjisë dhe për të ndihmuar në dekarbonizimin e industrisë.

“Ne po propozojmë të rregullojmë Kornizën e Përkohshme të Krizave në mënyrë që të reflektojë dhe të mbështesë objektivat e rëndësishme dhe urgjente të Planit REPowerEU për përshpejtimin e diversifikimit të furnizimeve me energji për t’u bërë i pavarur nga lëndët djegëse fosile edhe më shpejt,” tha nënpresidentja e Komisionit Margrethe Vestager.

REPowerEU i referohet planit të bllokut për të hequr dorë nga energjia ruse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme