BE: Marrëveshja Serbi-Rusi në kundërshtim me politikat tona

Botë | 4 vite më parë

Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd Emanuel Giofre ka deklaruar se marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë është në kundërshtim me politikën e BE-së. Giofre tha se është e rëndësishme që Serbia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe thekson se në procesin e integrimit evropiane është e rëndësishme që gradualisht të harmonizohet me vlerat e BE-së, përfshirë politikën e jashtme.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Serbisë me Rusinë është në kundërshtim me përafrimin e Serbisë me vlerat e BE-së. Nuk duhet të harrojmë situatën aktuale ku e gjithë bota po përballet me agresionin rus kundër Ukrainës, i cili ka vazhduar në shtatë muajt e fundit dhe se fushata është përforcuar me rekrutimin e 300 mijë personave”, tha Giofre ndërsa shtoi se integrimi evropian i Serbisë kërkon harmonizim të politikës së jashtme me BE-në, si dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme