BE miraton paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, Borrell: BE në krah të Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Grupi i tetë i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë u miratua nga Këshilli i Bashkimit Evropian “si përgjigje” ndaj aneksimit të paligjshëm nga Vladimir Putin të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson të Ukrainës .

“Paketa përfshin një sërë masash të ashpra që synojnë rritjen e presionit mbi qeverinë dhe ekonominë ruse, duke dobësuar aftësitë ushtarake të Rusisë dhe duke e bërë Kremlinin të paguajë për përshkallëzimin e tij të fundit“, tha KE në një deklaratë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se kjo paketë sanksionesh është dëshmi për të ndalur luftën e Putin.

“Kjo paketë e re sanksionesh kundër Rusisë është dëshmi e vendosmërisë sonë për të ndaluar makinën e luftës të Putinit dhe për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të tij të fundit me ‘referendume’ të rreme dhe aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas. Ne e godasim më tej ekonominë e luftës së Rusisë, kufizojmë aftësitë e saj të importit/eksportit dhe jemi në rrugën e shpejtë për të çliruar veten nga varësia ruse nga energjia. Ne po synojmë gjithashtu ata që janë përgjegjës për aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës. BE do të qëndrojë në krah të Ukrainës për aq kohë sa të duhet”, tha ai./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme