BE nis misionin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, do të zgjasë për 24 muaj

Këshilli i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE nisën sot Misionin e Ndihmës Ushtarake të në mbështetje të Ukrainës. Objektivi i misionit, i themeluar zyrtarisht më 17 tetor, është të forcojë aftësinë ushtarake të forcave të armatosura ukrainase për t’u mundësuar atyre të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si dhe mbrojnë popullatën civile.
Komandanti i Misionit do të jetë Drejtori i Kapacitetit të Planifikimit dhe Drejtimit Ushtarak (MPCC) Zëvendës-admirali Hervé Blezan.
Për më tepër, Këshilli miratoi një masë ndihme në kuadrin e Mekanizmit Evropian të Paqes prej 16 milionë euro për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të forcave të armatosura të Ukrainës.
Masa e ndihmës do të zgjasë për 24 muaj dhe është shtesë e kontributeve të njëpasnjëshme të BE-së për Ukrainën, të cilat tani arrijnë në më shumë se 3.1 miliardë euro.
Bashkimi Evropian përsërit mbështetjen e tij për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



