Bëri thirrje për vrasjen e ambasadorit polak në Moskë, Varshava: Zyrtari rus të ndiqet penalisht

Botë | 4 vite më parë

Ministria e Jashtme polake ka thirrur sot në zyrë ambasadorin rus Sergej Andreev duke i dorëzuar notë proteste në lidhje me deklaratën e ish-komisionerit të Federatës Ruse për të drejtat e fëmijëve, Pavel Astakhov, që bëri thirrje për vrasjen e ambasadorit të Republikës së Polonisë në Moskë.

“Pala polake protestoi me vendosmëri kundër kësaj situate dhe kërkoi që të fillojë menjëherë procedimi penal dhe autori të dënohet pa vonesë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme polake.

Pasi Varshava rimori ndërtesën ku ndodhej shkolla e drejtuar nga ambasada ruse javën e kaluar, Astakhov tha se që kur ambasadori rus Sergei Andreyev u lye me bojë të kuqe në Varshavë në vitin 2022, tani ai priste që “ambasadori polak të përfundonte në lumin e Moskës”.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki u shpreh gjithashtu se “të gjitha kërcënimet, veçanërisht nga Rusia, duhet të merren seriozisht”, shkruajnë mediat polake. 

 “Ashtu si ambasadori ynë në Kiev, i cili mbeti nga të paktët gjatë atyre javëve të para dramatike [të luftës në vazhdim], në mënyrë të ngjashme, ambasadori ynë në Moskë vazhdon në realitete dhe rrethana shumë të vështira, por ai nuk frikësohet nga kërcënimet ”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme