Berluskoni shpallet i pafajshëm për çështjen ‘bunga-bunga’

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, është liruar nga akuzat për ryshfet ndaj dëshmitarëve për të gënjyer lidhur me festat e tij famëkeqe “bunga-bunga”.
Manjati miliarder i medias, 86 vjeç, u akuzua se i paguante vajzat e reja të show-girls, për të dhënë dëshmi të rreme për festat e supozuara të tërbuara.
28 të pandehurit e tjerë u liruan nga akuzat, mes tyre kërcimtarja marokene, Karima El Mahroug, e njohur si Ruby, e cila ishte e përfshirë edhe në një çështje të tjetër në lidhje me Berluskonin.
Berluskoni është përballur me shumë çështje gjyqësore. Në çështjen Ruby, senatori i krahut të djathtë fitoi një apel kundër dënimit të tij për pagesën për seks me një prostitutë të mitur.
Ruby dhe ai mohuan që të kenë pasur marrëdhënie seksuale. Ajo mohoi edhe të ketë qenë ndonjëherë prostitutë. Në çështjet e tij të ndryshme gjyqësore, Berluskoni ka mohuar krimin, duke akuzuar prokurorët se e kanë bërë çdo gjë për hakmarrje politike ndaj tij.
Ai këmbënguli se festat e përshkruara nga disa si “orgji”, ishin në fakt darka elegante. I vetmi gjyq ndaj Berluskonit që përfundoi me dënimin e tij, ishte ai për mashtrim tatimor në vitin 2013.
Duke pasur parasysh moshën e tij, drejtësia italiane e trajtoi me butësi. Ai bëri një vit shërbim në komunitet, në një shtëpi kujdesi pranë Milanos.
Berlusconi ishte kryeministër tre herë midis viteve 1994 dhe 2011. Ai u akuzua se u dha dëshmitarëve miliona euro në gjyqin “bunga-bunga”, por argumentoi se paratë u dhanë si kompensim për dëmtimin e reputacionit të njerëzve të lidhur me ngjarjen famëkeqe.
Atij iu ndalua përkohësisht pjesëmarrja në poste politike, për shkak të dënimit të tij për mashtrim tatimor, por fitoi një vend në Senat në zgjedhjet e vitit 2022.
Partia e tij Forza Italia luan një rol kyç në koalicionin e krahut të djathtë në pushtet në Itali, të udhëhequr nga kryeministrja, Giorgia Meloni. Ajo e përshëndeti lirimin e tij si një “lajm i shkëlqyer që i jep fund një çështjeje të gjatë ligjore që pati pasoja në jetën politike dhe institucionale të Italisë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




