Biden mposht COVID-19, rezulton negativ

Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19 pasi kaloi pesë ditë në izolim. Presidenti tashmë i shëruar do t’i japë fund izolimit dhe të vijojë jetën dhe punë e tij normalisht.
Presidenti Biden do të mbajë maskë për 10 ditë për të parandaluar përhapjen e virusit tha Shtëpia e Bardhë.
Gjithashtu Biden postoi në Twitter një foto të testit të tij negativ Covid-19 të mërkurën në mëngjes ku falënderoi edhe mjekët që u kujdesën për të.
Presidenti rezultoi pozitiv më 21 korrik dhe përjetoi simptoma të buta, duke përfshirë lodhje, temperaturë të lartë dhe kollë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




