Biden: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit?

“Nëse ne largohemi dhe Rusia i reziston sulmit të tyre dhe mund Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari”, pyeti presidenti amerikan.
Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden thotë se Rusia do të fitojë nëse SHBA-ja nuk i jep ndihmë Ukrainës. Ai pyet – çfarë do të ndodhë me vendet e Ballkanit pas kësaj?
Ndihmësit kryesorë të Biden u thanë hapur ligjvënësve në një takim privat të mërkurën se nëse Kongresi nuk miraton së shpejti ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, Rusia mund ta fitojë luftën në javë ose muaj në rastin më të mirë, raporton NBC News.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Hayes deklaruan më pas se nuk ishte rastësi që Vladimir Putin filloi sulmin e tij më të madh ajror që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës pasi Kongresi nuk miratoi ndihmë shtesë muajin e kaluar, raporton N1.
Sullivan theksoi se pozicioni i Ukrainës do të bëhet gjithnjë e më i vështirë gjatë vitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




