Bisedimet për paqe në SHBA/ Blinken: Azerbajxhani dhe Armenia bënë përparim të rëndësishëm

Botë | 4 vite më parë

“Azerbajxhani dhe Armenia bënë përparim të rëndësishëm në adresimin e çështjeve të vështira, gjatë bisedimeve “intensive dhe konstruktive” që organizoi SHBA-ja këtë javë”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai tha se pas diskutimesh dypalëshe dhe trepalëshe gjatë katër ditëve të kaluara, të dyja palët “demonstruan një angazhim të sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e konfliktit të gjatë mes tyre”.

 Dy palët ranë dakord në parim për disa kushte dhe kanë më shumë mirëkuptim të pozicioneve të njëra-tjetrës për çështjet e pazgjidhura, tha Blinken. Bakuja dhe Jerevani do të vazhdojnë të kenë mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e tyre për të siguruar paqe të qëndrueshme, shtoi ai.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për Nagorno Karabakun – më 1990 dhe 2020 – dhe vazhdimisht janë përplasur për kontrollin e territorit. Tensionet janë rritur sërish muajin e kaluar, kur Azerbajxhani ka vendosur një pikë kontrolli në fillim të Korridorit të Lakinit, e vetmja rrugë që lidh Armeninë me territorin e diskutueshëm të Nagorno Karabakut.

Armenia ka thënë se pika e kontrollit, e ngritur më 23 prill, është një shkelje e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska, i cili u ka dhënë fund luftimeve gjashtë javore në vitin 2020. Azerbajxhani ka thënë se e ka ngritur atë postbllok për t’i penguar furnizimet e Nagorno Karabakut me armë nga Armenia, Jerevani e ka mohuar këtë akuzë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme