Blerja e Twitter nga Musk, zyrtari i BE: Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona

Botë | 4 vite më parë

Pak pasi Elon Musk përmbylli marrëveshjen për blerjen e Twitter, ka reaguar Komisioneri për tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian, Thierry Brenton. Reagimi i tij vjen pas frikës së qëndrimet e Musk mund ta kthejnë Twitter në një platformë për gjuhën e urrejtjes.

“Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona”, shkruan Brenton, pas publikimit të një statusi nga ana e Musk ku ky i fundit shkruante: “Zogu lirohet”.

Multimiliarderi Elon Musk ka përmbyllur marrëveshjen 44 miliardë dollarë për blerjen e Twitter. CEO-i TESLA ka nisur menjëherë nga shkarkimet fill pas zotërimit të platformës. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar më herët, Musk  ka shkarkuar nga detyra një sërë drejtuesish të lartë, përfshi edhe shefin, Parag Agrawal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme