Bllokimi i anëtarësimit në NATO/ Suedia: Respektojmë marrëveshjen me Turqinë, por s’bëjmë kompromise me lirinë e shprehjes

Botë | 4 vite më parë

 

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom ka theksuar se vendi i tij po zbaton marrëveshjet me Turqinë për anëtarësimin në NATO, por nuk mund të bëhet kompromis me lirië e shprehjes.

Billstrom i tha agjencisë së lajmeve TT se “besimi fetar nuk është pjesë e marrëveshjes” së nënshkruar me Turqinë. Ndërsa vuri në dukje se e kupton zemërimin e autoriteteve turke për incidentet, megjithëse të ligjshme, por nuk janë të hijshme.

Kreu i diplomacisë suedeze shtoi se aktualisht është e nevojshme të qetësohen ‘gjakrat’ dhe se bisedimet do të vazhdojnë me shtetin turk. Ndërkaq, Erdogan aktualisht është në një fushatë parazgjedhore sepse në mes të muajit maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi.

Në samitin e vitit të kaluar të NATO-s, Turqia nënshkroi një memorandum për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por pas një sërë protestash në shtetin suedez kundër presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, Ankaraja ndryshoi qëndrimin e saj. Ndërsa politikani ekstremist danezo-suedez, Rasmus Paludan i vuri zjarrin Kuranit në Stokholm, gjë që u kritikua ashpër nga qeveria turke.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme