Borrell infektohet me COVID, anulon vizitën në Kinë

Botë | 4 vite më parë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është infektuar me COVID, arsye për të cilën i është dashur të anulojë vizitën e paralajmëruar në Kinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Borrell bëri me dije se nuk ka simptoma dhe se ndihet mirë. Më tej ai njoftoi se fatkeqësisht do i duhet të anulojë vizitën në Kinë. Borrell do të nisej më 13 prill në Kinë, ku do të qëndronte deri më 15 prill.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë.

Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma.

Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë.

Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, shkruan Borrell.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme