Brazil/ Bolsonaro thyen heshtjen pas humbjes në zgjedhje, sinjalizon bashkëpunim me transferimin e pushtetit

Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka thyer heshtjen pasi u mund në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Ai nuk e pranoi hapur humbjen, por megjithatë, nuk e kundërshtoi as rezultatin, duke lëënë të nënkuptuar se do të bashkëpunojë në transferimin e pushtetit. Shefi i tij i shtabit, Ciro Nogueira, foli pas deklaratës së shkurtër të Bolsonaro duke thënë se “procesi i tranzicionit” të pushtetit do të fillonte.
Bolsonaro tha se ai ka qëndruar gjithmonë brenda kornizës së kushtetutës dhe se do të vazhdojë ta respektojë atë. Ai nuk e përmendi fare Luiz Inácio Lula da Silva, rivalin e tij që e mundi në zgjedhje.
Në një referencë të dukshme për qindra postblloqe që mbështetësit e tij kanë ngritur në të gjithë vendin, ai tha se “demostratat paqësore” do të ishin gjithmonë të mirëpritura.
Presidenti i ri i zgjedhur mori më shumë vota në historinë e Brazilit, më shumë se 60 milionë vota./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



