Brenda hotelit të akullit me 12 suita

Hoteli i akullt është rihapur këtë vit dhe ka 12 dhoma të reja. Lapland (Laplanda është një rajon i Evropës veriore që është kryesisht në Rrethin Arktik dhe kalon në Finlandë, Suedi dhe Gadishullin Kola të Rusisë), po feston përvjetorin e 33-të, duke qenë Hoteli origjinal i Akullit.

Pasi u hap për mysafirët javën e kaluar, imazhet e reja zbulojnë pamjet brenda hotelit të rindërtuar dimëror.

Hoteli rindërtohet çdo vit duke përdorur borën dhe akullin nga lumi Torne në Suedi, i cili hapet çdo dimër, por shkrihet përsëri në pranverë. Duhen gjashtë javë për ta ndërtuar, ai qëndron në një temperaturë të ftohtë -5C.

Hoteli i këtij viti u krijua nga 24 artistë. Robert Harding dhe Timsam Harding kanë punuar për të krijuar suitën e artit Enclosed Space.

Dhomat përfshijnë tema të tilla si një kopsht japonez, krijuar nga Natsuki dhe Shingo Saito nga Japonia dhe kërpudha të mëdha të krijuara nga Chris Pancoe dhe Peter Hargraves nga Kanadaja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




