Certifikata: Shkaku i vdekjes së Mbretëreshës ishte pleqëria

Botë | 4 vite më parë

Mbretëresha Elizabeth II vdiq nga pleqëria. Ky është ekstrakti nga certifikata e saj e vdekjes. Certifikata nënvizon se ajo vdiq në orën 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator. Ajo ishte 96 vjeçe. Rekordet Kombëtare të Skocisë publikuan edhe certifikatën.

Dokumenti u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne. Vdekja u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë. Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, si dhe nënës, Elizabeth Boëes-Lyon.

BBC Neës konfirmoi vdekjen në orën 18:31 më 8 shtator, pas një deklarate nga Familja Mbretërore. Deklarata thoshte: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme