Çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni alkool?

Kuriozitete | 4 vite më parë

Shumica e njerëzve që konsumojnë alkool i njohin efektet afatshkurtra të dehjes. Gjendja e butë e euforisë dhe ndjenjat e relaksimit janë ndër arsyet kryesore pse njerëzit kanë prodhuar dhe pirë alkool për mijëra vjet, sipas “Alcohol, Science, Policy and Public Health”. 

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se pirja e tepërt dhe kronike mund të ndikojë rëndë shëndetin fizik dhe mendor. Por efektet e sakta do të varen nga sasia e alkoolit të konsumuar dhe sa shpesh dikush e pi atë.

Në SHBA, pirja e moderuar është e kufizuar në dy pije në ditë për burrat dhe një pije në ditë për gratë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Një pije i referohet një ekuivalenti prej 14 gram alkool të pastër. Kjo sasi mund të gjendet në një shishe birre (përmbajtje 5% alkool), një gotë të vogël verë (12% përmbajtje alkooli) ose një gotë me pije alkoolike të distiluara (përmbajtje 40% alkool).     

Sipas CDC, pirja e tepruar përkufizohet si konsumimi i tetë ose më shumë pijeve në javë për gratë dhe 15 ose më shumë pije në javë për një burrë. Kjo është e ndryshme nga pirja e tepërt, të cilën CDC e përcakton si konsumim i pesë ose më shumë pijeve në një rast për burrat ose katër ose më shumë pije në një rast për gratë.

Efektet afatshkurtra të konsumimit të alkoolit shpesh përfshijnë ndjenjën e euforisë së lehtë dhe një gjendje relaksi. Kjo gjendje shkaktohet nga ndryshimet e përkohshme në sinjalizimin e trurit, tha Sarah Boss, psikiatre në Spanjë dhe drejtoreshe në klinikën The Balance Luxury Rehab, i specializuar në varësinë ndaj alkoolit. 

Sipas Qendrave Amerikane të Varësisë, efektet afatshkurtra të konsumit të moderuar të alkoolit mund të variojnë nga skuqja e lëkurës dhe problemet me përqendrimin deri te simptomat më të rënda, të tilla si të vjella etj. Efekte të tjera të përdorimit afatshkurtër të alkoolit përfshijnë humbjen e koordinimit, ndryshimet e humorit, presionin e lartë të gjakut, probleme në shikim. 

Konsumimi afatgjatë i alkoolit mund të ndikojë në shumë aspekte të shëndetit fizik dhe mendor. Sipas Qendrave Amerikane të Varësisë, zonat kryesore të prekura përfshijnë trurin, sistemin tretës, sistemin kardiovaskular dhe sistemin musculoskeletal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme