Çfarë mendon Rusia për debatin presidencial në SHBA?

Rusia e ka cilësuar debatin e parë mes kandidatëve për president të SHBA, Trump –Harris, si një “debat mbi Titanikun, ku në fund nuk kishte asnjë fitues”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova hodhi poshtë rëndësinë e debatit, ku tha se debati ishte “njësoj si dy boksierë të famshëm që luftojnë mes tyre mbi Titanikun”,
“Në fund të luftës njerëzit pyesin ‘kush fitoi?’ Por a ka rëndësi? Ky është Titaniku. Në 15 minuta, ata do të godasin ajsbergun”, u shpreh ajo.
Pjesë e debatit ishte edhe lufta në Ukrainë, ku Kamala Harris i tha Donald Trump se presidenti rus Vladimir Putin është “një diktator që do të të hante (Trump) për drekë”.
Kjo ka nxitur ironi të Rusi ku hedhin dyshime nëse Harris ishte një politikane serioze dhe a do ishte më mirë të kishte një shfaqje televizive gatimi.
Nga ana tjetër Trump anashkaloi pyetjen nëse ai dëshiron që Ukraina të fitojë luftën duke thënë se “unë dua që lufta të ndalet”.
Harris foli për “mbrojtjen e drejtë” të Ukrainës dhe pretendoi se Putini i ka “sytë në pjesën tjetër të Evropës”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




