Çfarë thotë për ju mënyra se si pini kafenë?

Mund të mendoni se porosia juaj e kafesë është thjesht pjesë e ritualit të mëngjesit për të marrë kafeinë, por në fakt, ajo thotë shumë për ju. Kafeja është pija më e njohur në botë dhe njohja e porosisë së kafesë në të vërtetë mund të zbulojë shumë, sipas ekspertëve.

Kafe e zezë
Një filxhan kafe e zezë është një zgjedhje e guximshme dhe pa shije. Me sa duket, njerëzit që e pëlqejnë këtë pije janë të orientuar drejt fitnesit, pasi janë të vetëdijshëm se kjo pije është një zgjedhje me kalori të ulët. Një konsumues i kafesë së zezë shpesh është i fokusuar dhe i vendosur në mënyrë të pavarur, por ndonjëherë me koston e të qenit egoist.

Kafe me qumësht
Pak më e shijshme se kafeja e zezë kafeja me qumesht, kombinon qumështin e zier me kafenë. Dashamirët e vërtetë të kafesë dhe amatorët e kafesë e preferojnë këtë pije të mesme. Një konsumues i kafesë me qumësht nuk është tepër aventurier ose domosdoshmërisht një rrezikues, por ata shpesh janë të pëlqyeshëm dhe shkojnë me të gjithë.

Kafe ekspres
Një ekspres është i guximshëm si kafeja e zezë, por në një mënyrë tjetër. Një person që porosit një ekspres është i forte dhe aventurier. Është shpesh personi që pëlqen të jetë vendimtar dhe nuk i pëlqen të luajë lojëra.

Kafe e ftohtë
Njerëzit që porosisin kafe të ftohtë janë njerëz që preferojnë të shkojnë kundër rrymës. Ata respektojnë vetëm rregullat e tyre.

Moka
Moka është një kafe e adhurueshme, por a llogaritet vërtet si kafe? Përzierja e çokollatës së shijshme me kafe dhe qumësht, shpesh është një përzierje e shijshme që preferohet nga shumë njerëz. Personi që pi këtë kafe mund të jetë ekstrovert dhe ndoshta dhe pak i zhurmshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




