Charles i drejtohet sot Parlamentit për herë të parë si Mbret

Mbreti Charles III do të bëjë këtë të hënë vizitën e tij të parë si monark në Parlament, ku Lordët do të shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Me pas ai do të niset drejt Edinburg, ku arkivoli i Mbretëreshës prehet në Pallatin e Holyroodhouse.
Anëtarët e familjes mbretërore do të ecin pas arkivolit ndërsa ai shkon në Katedralen e Shën Giles, ku qytetarët do t’i japin lamtumirën e fundit Mbretëreshës.
Funerali i Mbretëreshës do të mbahet në Westminster Abbey të hënën më 19 shtator, ndërsa Charles III u shpall Mbret në një ceremoni që u mbaj të shtunën./BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



