Cilat arrore duhet të konsumoni për një shëndet më të mirë?

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese, gjë që i bën ato ushqimin ideal të shëndetshëm.
Të preferuara si pjesë e një diete të mirë, ato mund të ndihmojnë në reduktimin e faktorëve të rrezikut që lidhen me shumë sëmundje kronike.
Dhe pse është e vërtetë që arrat janë të pasura me yndyrë, në pjesën më të madhe ato kanë yndyra të shëndetshme.
Arrat braziliane – Të pasura me selen, përfitimet shëndetësore të arrave braziliane mund të përfshijnë reduktimin e niveleve të kolesterolit, stresin oksidativ dhe inflamacionin.
Arrat – Janë një burim i shkëlqyer i acidit yndyror omega-3 dhe acidit alfa-linolenik, përfitimet shëndetësore përfshijnë përmirësimin e faktorëve që lidhen me shëndetin e zemrës, duke përfshirë presionin e gjakut dhe qarkullimin, reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit kognitiv të trurit.
Bajamet – Përmbajnë lëndë ushqyese, përfitimet shëndetësore përfshijnë reduktimin e kolesterolit “të keq” LDL, ndihmon në humbjen e peshës dhe ndihmon në uljen e rritjes së sheqerit në gjak tek personat qe vuajnë nga diabeti.
Kikiriku – Nuk janë arra por bishtajore. Të mbushura me lëndë ushqyese, përfitimet shëndetësore mund të përfshijnë reduktimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Fëstëkët – Të pasura me fibra, përfitimet shëndetësore përfshijnë rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL dhe përmirësimin e presionit të gjakut dhe statusit oksidativ (nivelet e gjakut të kimikateve të oksiduara, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës).
Farat e pishës – Të pasura me vitamina dhe minerale thelbësore, përfitimet shëndetësore të farave të pishës përfshijnë shëndetin psikologjik, forcimin e kockave dhe rritjen e sistemit imunitar sipas Serisë Ushqimore Natyrore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




