Cilat vende kanë greva më të shumta në Evropë?

Një grevë mbarëkombëtare po zhvillohet në Francë në përgjigje të planeve të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve dhe për të rritur moshën e daljes në pension. Grevat mund të vazhdojnë përtej 19 janarit pasi sindikata më e madhe e Francës e ka përshkruar të enjten si vetëm një pikënisje.
Grevat janë një pjesë e rëndësishme e kulturës së jetës së punës në Evropë. Njerëzit në disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Spanjën dhe Gjermaninë, dolën në grevë së fundmi, duke kërkuar kryesisht paga dhe kushte më të mira pune.
Veprimi industrial zakonisht matet me “ditët e papunuara” ose “ditët e humbura të punës” për shkak të grevave ose bllokimeve. Numri i ditëve të papunuara për shkak të një veprimi të tillë ndryshon shumë nga viti në vit. Kështu, tendencat me kalimin e kohës janë më domethënëse sesa krahasimet e thjeshta të të dhënave vjetore.
Sipas një grupi të dhënash të përgatitur nga Instituti Evropian i Sindikatave (ETUI), vendet që janë në grevë më së shumti kanë parë ndryshime të lehta në renditje gjatë 20 viteve të fundit.
Midis 2000 dhe 2009, mesatarja vjetore e ditëve të papunuara për shkak të grevave për 1000 punonjës ishte më e larta në Spanjë, ku humbën mesatarisht 153 ditë pune. Kjo u pasua nga Franca me 127 ditë.
Në vitin 2020 ose vitin e fundit të disponueshëm, shkalla e mbulimit të marrëveshjeve kolektive ishte më e lartë se 90 për qind në pesë vende anëtare të BE-së. Italia (99 përqind) renditet e para, e ndjekur nga Franca dhe Austria (të dyja 98 përqind). Kjo shifër ishte 52 për qind në Gjermani dhe 27 për qind në Britaninë e Madhe. Turqia dhe Lituania (të dyja 7 për qind) kanë normat më të ulëta të mbulimit të marrëveshjeve kolektive në Evropë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




