Cili është mishi më i shtrenjtë në botë dhe pse njerëzit paguajnë kaq shumë për ta ngrënë?

Kuzhinë | 4 vite më parë

Tradita japoneze e kuzhinës krenohet me mishin wagyu, i konsideruar nga njohësit si më i miri në botë ndonjëherë. Për këtë arsye, dashamirësit janë të gatshëm të paguajnë shuma marramendëse për ta shijuar atë.

Raca wagyu është një racë gjenetike e përzgjedhur gjenetikisht dhe është e aftë të prodhojë mish të cilësisë më të lartë. Fama dhe kostoja e tij është për shkak të pranisë së lartë të yndyrave të pangopura brenda indeve të muskujve, të cilat priren të shpërndahen sikur të ishin vena dhe kjo e bën mishin shumë të butë dhe të lëngshëm.

Mishi më i famshëm wagyu në botë është Kobebeef. Mishi i viçit Kobe është i rrallë dhe i vështirë për t’u gjetur dhe kjo është arsyeja pse çmimet e tij nuk janë të arritshme për të gjithë.

Mishi japonez i viçit është wagyu më i shtrenjti në botë, me çmime për kilogram rreth 1000 euro.  Mishi wagyu është veçanërisht i kërkuar dhe i shtrenjtë sepse fermat japoneze ku prodhohet janë shumë të izoluara dhe për shkak se bagëtitë që i përkasin kësaj race kanë një ritëm rritjeje shumë më të ngadaltë se të tjerat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme