City pret Barçën për Rodri-n dhe shpreson në një “klasike“ në merkato me Real-in

Manchester City nuk do të bëhet pengesë dhe do t’i plotësojë Rodri-t dëshirën për tu larguar. Në këtë pikë klubi anglez po merr kohë dhe nuk ka nisur asnjë tratativë me Real-in pasi po pret që klube të tjera që mund të interesohen për shërbimet e mesfushorit të bëjnë përpara.
Mediet spanjolle kanë raportuar se për shërbimet e mesfushorit spanjoll është e interesuar edhe Barcelona edhe pse kjo e fundit krahasuar me Real-in nuk ka kontaktuar me as me lojtarin dhe as me klubin anglez.
City shpreson që Barça të futet në këtë garë pasi kështu do t’i jepte jetë një ankandi të vërtetë me ekipin e Real-it dhe do të bënte që të rritej ndjeshëm vlera e kartonit të lojtarit, i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës me ekipin e “Etihad Stadium”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




