Çokollata e zezë përmban metale të rënda të rrezikshme për shëndetin

Markat e njohura të çokollatës së zezë mund të përmbajnë nivele potencialisht të rrezikshme të metaleve të rënda, sipas një studimi të ri nga Consumer Reports.
Shkencëtarët nga organizata jofitimprurëse testuan 28 lloje të njohura të çokollatës së zezë për sasinë e tyre të metaleve të rënda dhe zbuluan plumb dhe kadmium në të gjitha çokollatat e testuara.
Ngrënia e 28 gram çokollate në ditë do të tejkalonte nivelet që studiuesit e shëndetit publik rekomandojnë për të paktën një nga metalet.
Hulumtuesja e sigurisë ushqimore në Consumer Reports, Tunde Akinleye , tha në një deklaratë se ndikimi i mundshëm shëndetësor i konsumimit të këtyre metaleve ishte më i rrezikshmi për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, pasi mund të ndikojë në zhvillimin e trurit.
Në të rriturit e shëndetshëm, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj metaleve të rënda mund të çojë në probleme të sistemit nervor, hipertension, probleme të sistemit imunitar, dëmtim të veshkave dhe probleme riprodhuese.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




