“Defender 2024”- Rusia: Provokuese. Mund të ketë pasoja tragjike për Evropën

Botë | 3 vite më parë

Provokuese i ka konsideruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova stërvitjet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ku sipas saj mund të çojnë në pasoja tragjike për Evropën. 

“Për disa muaj, 90,000 forca nga 31 vende anëtare të NATO-s, si dhe Suedia, do të veprojnë aktivisht pranë kufijve rusë në territorin nga Norvegjia në Rumani. Një hap i tillë është provokues dhe synon përshkallëzimin e situatës. Kjo  mund të rrisë rrezikun e incidenteve ushtarake dhe mund të ketë pasoja tragjike për Evropën”, tha Zakharova ndërsa theksoi se pala ruse “nuk ka plane për të sulmuar vendet e NATO-s”.

NATO nisi të mërkurën stërvitjet “Steadfast Defender 2024”, stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në dekada. Ushtrimet do të zhvillohen në disa lokacione dhe do të zgjasin deri më 31 maj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme